Njeriu Perballe Perbindeshit

Njeriu Perballe Perbindeshit

B24761
1.500 Lekë
Jozef Radi
ISBN: 9789928317995
Publisher: Botimet Jozef
Publication Year: 2021
Number of Pages: 466

Kur mbaron së lexuari tre dosjet e Musa Sines, dosjen e Burgut të Parë, dosjen Formulare të Sigurimit të Shtetit dhe dosjen e Burgut të Dytë kupton se sa i vogël dhe i pavlerë është njeriu dhe jeta e tij përballë makinës së përbindëshme të diktaturës, dhe sa të lehtë e ka diktatura të rrëmojë, të rëndojë e të rrënojë jetët e njerëzve, qofshin këta edhe më të thjeshtët, por të indeksuar si armiq të betuar të saj...
Musa Sina ishte njeri i thjeshtë, i këndshëm e i pashkollë. E vetmja shkollë që mundi të kryejë, ishin 20 vitet e burgut...
MUSA SINA (1930-1994)
E gjithë jeta e Musa Sinës, shkoi në burg e internim, pra, ai i përkiste kategorisë së burgaxhinjve klasikë, një cilësor diskriminues i komunizmit mbytës. Fjalën "klasik" e them në kuptimin veteran burgjesh, dmth burg i pandërprerë nga fillimi deri në mbarim të sistemit: (1945-1989)... Burg politik me ngarkesë të plotë.
Jozef Radi
Jeta e Musës mund të karakterizohet edhe si integrale, por s'është e drejtë të thuhet se ka qenë krejt monotone. Nëse leksiku i shqipes s'ka fjale tjetër, lëmë mënjanë 15 vitet e fëmijërisë (1930-1945, nga dita e lindjes deri kur filloi "riedukimin" komunist), për 45 vitet e socializmit enverist, jeta e tij, (nëse mund të quhet "jetë"), ishte alternuar në dy pamjet e saj, thuajse të një ngjyre, zeza-me grinë e errët: internim-burg dhe anasjelltas, ndarë në afate thuajse të barabarta. Fundi fundit, jetë dyngjyrëshe...?! Hoh!! Qysh nga mosha kur njeriu gjorë, si i thonë fjalës, bie në mend të veta, jeta e tij, e tëra: terr e zi!
Prof. Bajram Xhafa
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.