I Pushtuari Dhe Nata

I Pushtuari Dhe Nata

B24764
1.200 Lekë
Brajan Sukaj
ISBN: 9789928474902
Publisher: Salta
Publication Year: 2022
Number of Pages: 270

Atë natë nuk fjeti. Qëndronte i shtrirë duke parë abstraksionin e saj të hedhur në telajo. Kuptoi që dora e tij nuk do të pikturonte më në forma të tjera. Priti lindjen e diellit me padurim dhe, kur ky i fundit u shfaq nga hiçi, nga krenaja e malit që dukej nga dritarja e tij, u ngrit me vrull dhe u vesh. Doli përjashta, ashtu, i pakrehur, në kërkim të saj.
Ishte në dijeni që po bënte diçka të përbindshme. Nisi të llogariste me mend mundësitë e vendeve ku kishte më shumë gjasa që ta takonte. Shihte rreth e rrotull tij. Me siguri ato që e shihnin do të mendonin se, ose do të ishte ndonjë informator, ose do të ishte një i çmendur.
Dikur kish lexuar një histori arabe. Bëhej fjalë për një poet të quajtur Kajs, i cili ra në dashuri me një vajzë të quajtur Lejla. Që në fillim ishte një dashuri e pamundur, sepse prindërit e saj nuk donin që vajza e tyre të martohej me të. Atëherë ai doli në shkretëtirë duke thurur vargje të tilla të cilat, ata që i dëgjonin i vendosën emrin "Maxhnun", që do të thotë i pushtuar nga demonet. Çdo njeri që shihte, i dukej sikur shihte dashurinë e tij të pamundur.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.