Fati I Marre

Fati I Marre

B25376
1.200 Lekë
Besnik Mustafaj
ISBN: 9789928391650
Publisher: Onufri
Publication Year: 2023
Number of Pages: 319

Sipas këtij dokumenti dorëshkrim, gjatë darkës Çerçilli i ka propozuar Stalinit ndarjen me përqindje të influencës në vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore. Konkretisht: Hungaria do të ishte 50 me 50 për qind, Rumania 10 për qind për anglo-amerikanët, 90 për Bashkimin Sovjetik. Edhe Bullgaria mbetej sovjetike 75 për qind, çereku i fundit shkonte për Perëndimin. E kundërta do të ndodhte me Greqinë: 90 për qind me 10. Jugosllavia 50 për qind me 50. Shqipëria do të ishte përjashtimi i vetëm: 100 për qind për Britaninë e Madhe... Por kishte megjithatë një diçka në atë fletë letër të shkruar me dorën e vet nga Çerçilli, e cila nuk po e linte të qetë kureshtjen e biografit: përjashtimi i Shqipërisë, shtetit më të vogël në atë hartë ballkanike, nga ndarja... Pse kjo përkujdesje e posaçme nga vetë Çerçilli për ta marrë në mbrojtje atë komb të vogël, pa asnjë ndikim në përballjen e madhe të kombeve asokohe? Dhe përse Stalini kishte pranuar me aq lehtësi të hiqte dorë nga Shqipëria, ndërkohë që në vend komunistët e tij i kishin përgatitur të gjitha rrethanat politike dhe ushtarake për të marrë pushte- tin?... Enigmë mbetej sjellja e Çërçillit. Edhe pse do të ishte një mundim krejt i kotë, domethënë pa lidhje me shkrimin e biografisë, B. J. po ndihej i detyruar për ta zbërthyer disi atë enigmë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.