Vera Pa Kthim

Vera Pa Kthim

B25377
1.000 Lekë
Besnik Mustafaj
ISBN: 9789928391636
Publisher: Onufri
Publication Year: 2023
Number of Pages: 300

"Vera pa kthim" është romani i parë i Besnik Mustafajt, shkruar në moshën 26-vjeçare. Ky është botimi i tij i shtatë në shqip. Siç autori e ka shpjeguar në librin e tij "Letrat e mia kredenciale", ky roman paraqet rëndësi themeltare për veprën e tij në prozë. Botimi i parë është në vitin 1989. Është në fakt një variant thellë- sisht i cunguar: te lexuesi mbërriti afërsisht një e treta e tekstit që njohim tashmë dhe u paraqit si novelë, e përfshirë në librin me tregime e novela me të njëjtin titull.
Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, "Vera pa kthim" gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t'iu përkushtuar artit të romanit. Vepra u përkthye menjëherë në frëngjisht dhe u botua në revistën "Les lettres albanaises", të cilën e drejtonte Ismail Kadare. Pikërisht ky përkthim tërhoqi vëmendjen e botuesit të njohur francez "Actes Sud", i cili, në vitin 1991, vendosi ta boton- te. Ndërkohë, historia e Shqipërisë sapo kishte ndryshuar. Botuesi francez mundi kështu të merrte versionin e plotë të romanit, për të cilin Alen Boske do të shkruante se është një "roman postsim- bolik, i cili mishëron një harmoni të mrekullueshme, ku ndërthuren shumë mirë ndjenja elegjiake me një traditë që mund
ta quajmë ilire dhe me thekse të ardhura nga Greqia e vjetër". Pra, sipas Besnik Mustafajt, "Vera pa kthim" zgjoi tek ai romancierin dhe i çeli rrugën përhapjes së veprës së tij në botë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.