Mehalla E Peles

Mehalla E Peles

B25439
1.000 Lekë
Koco Kosta
ISBN: 9789928234902
Publisher: Naimi
Publication Year: 2023
Number of Pages: 382

Gela bënte mund që t'i ngjitej akoma dhe lëvizte egërsisht që ta tërhiqte ndaj vetes. Dhe ta shtrydhte...
Ajo zhurmonte sikur seç përndallte me hove nëpër gojë dhe azdisej akoma duke sjellë mjekrën e butë të kuqmë, të rrumbullakët. Ajo vazhdonte t'i turrej si e shkalluar, e ndezur e gjitha nga ai sensualitet gllabërues.
Trupi i Djaloshit po hapej ngathshëm, po ajo ndiente kënaqje dhe sikur u kujtua t'i lipte gjuhën. Dhe i tërhiqte krahët duke dashur t'i deftonte se ku ishin të prapmet e saj. Po Gela seç bëri me viset e trupit të Djaloshit dhe atij i lëvizi mesi dhe iu ngrit sikur do të qëndronte në ajër.
Atje lëvizi paksa dhe shpejtazi u ngjesh akoma ndaj tij: zgjati buzët e trasha mishtore të kuqe me lëng, dhe e rrëmbeu te gusha mishtore. Ajo po bëhej tjetër: çnjerëzore, sikur!
Dhe, ashtu, merrte frymë me nxit, dhe sytë i hapi akoma, sikur të hetonte që të shihte më mirë. Që të vendosej se ku mund të çanin dheun e të mbuloheshin të dy! Dhe atje thellë të bëheshin të njëshëm. Dhe të ngopeshin dashuri....
Burimi pranë Shelgut filloi të llokoçitej sapo shpërthente nga goja e një shpelle gungaçe, që e pat daljen te uji, diku përposh në krye te nënshtrati.
Sikur ajo rrjedhë aq e freskët dhe e vrullshme
ngjante si të thoshte: Nëse del flakë, kthehem e shuaj.
Po flakë s'doli dhe ajo e tërhoqi thumbin e sisës nga goja e Djaloshit dhe mënjani atë lloj gjetheze të vockël prej lëkure.
Diçka aq sa gjuha e kecit.
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.