Kinezet E Fundit

Kinezet E Fundit

B25449
700 Lekë
Petrit Xhaferi
ISBN: 9789928086594
Publisher: Mediaprint
Publication Year: 2023
Number of Pages: 184

Në regjimentin fortifikues në Paradis, me ndihmën e specialistëve kinezë ndërtohet një objekt ushtarak me rëndësi të veçantë. Në atë objekt caktohet për të punuar Ben Heta, që sapo ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës. Beni zgjidhet sekretar i komitetit të rinisë të regjimentit dhe meqenëse zotëron gjuhën ruse nis punén edhe si përkthyes dhe shoqërues i grupit të specialistéve kinezë.
Emërimi i Benit përkon me periudhën e luftës ndaj shfaqjeve të huaja dhe qëndrimet liberale ndaj tyre. Komisari i regjimentit Alo Kapetani rrëmben "flamurin e luftëtarit" dhe organizon disa veprimtari, që tregojnë qartë nivelin e tij. Mënyra se si ai kërkon të zbatojë udhëzimet që vijnë nga organet eprore e bëjnë atë qesharak.
Puna e përditshme me specialistët kinezë bën të mundur që Beni të krijojë një afërsi me përgjegjësin e grupit të specialistëve kinezë, Sunin. Suni i tregon Benit për marrëdhëniet që ka pasur me komandantin e regjimentit, me të cilin kanë qenë studentë në një akademi ushtarake në Moskë. Ai e njeh Benin me buletinin e Ambasadës Kineze në Tiranë, ku shprehen pikëpamjet e qeverisë kineze për ngjarjet në vendin e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë shqiptare. Duket se marrëdhëniet midis dy vendeve janë ftohur dhe pas një periudhe të shkurtër kinezët largohen nga Shqipëria.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.