Bija E Larget

Bija E Larget

B25486
800 Lekë
Ndue Perlala
ISBN: 9789928805140
Publisher: Botimet Fishta
Publication Year: 2023
Number of Pages: 117

Gjithë gëzim e me padurim u lëshuam rrugës për tek kisha e bukur që ngrihet madhështore e piktoreske në krepin e madh e të bekuar të Rubikut dhe kishte hapur dyert e priste besimtarët e vet. Ndërsa ecnim rrugës, dalloheshin nga larg në të gjitha anët grupe njerëzish të veshur në mënyre festive me rrobat tradicionale, qe i ngjiteshin gurit të kishës, duke e zbukuruar atë vend të shenjtë si kurrë ndonjëherë.
Edhe natyra qeshte, si njerëzit që i kishin fytyrat plot dritë nga buzëqeshja e gëzimi i festës së ringjalljes sëKrishtit. Lisat kishin shpërthyer në atëblerimin e freskët, kumbullat e pemët e tjera ishin mbushur plot lule, anash rrugës kudo kishin çelur lulet e stinës, mbi të cilat zukatnin bletët punëtore. Tej nga pylli vinte kënga e qyqes. E gjithë natyra ishte në festë, bashkë me njerëzit.
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.