Komploti
Komploti
Komploti
Komploti

Komploti

B25593
1.400 Lekë
Ben Blushi
ISBN: 9789928371621
Publisher: Pegi
Publication Year: 2023
Number of Pages: 274

Ngjarjet zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft. Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës. Një plan që shqiptarëve çuditërisht nuk u pëlqen, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve mund të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore. Në këtë lojë futen edhe tre hebrenj të krisur që, për arsye të ndryshme, përpiqen të thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria dhe aleancën e kësaj të fundit me Amerikën. Tre hebrenjtë do të luajnë deri në fund gjithë fijet e një konspiracioni, fundi i të cilit do të jetë befasues dhe i paimagjinueshëm për të gjithë.
Romani "Komploti” është botimi i dhjetë i Ben Blushit. Ai e ka filluar krijimtarinë letrare me vëllimin "100 ushtarë", mandej me romanet "Te jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës", "Shqipëria", "Kandidati” dhe "Kryeministri"; esetë politike "Héna e Shqipërisë" dhe "Letër një Socialisti"; si edhe librin me portrete "41 sekrete". Ben Blushi është nderuar me çmime të ndryshme letrare, si çmimi "Kult" (2015) si eseist i vitit për "Hëna e Shqipërisë", Çmimi Europian për Letërsinë (2014) për romanin "Otello. Arapi i Vlorës", çmimi "Lumo Skëndo" (2022) për librin "41 sekrete". Së fundi, Ben Blushi i është kushtuar artit të fotografisë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.