Tytnia

Tytnia

B25599
500 Lekë
Enxhi Naum
ISBN: 9789928807830
Publisher: Albas
Publication Year: 2023
Number of Pages: 44

"Tytnia" është një cikëlth poetik, i cili ka dashur të riprekë edhe një herë besëtytnitë e së shkuarës së largët shqiptare, të cilat ende vulosin se si vajzat tona duhet të trajtojnë djemtë tanë. Një rikthim i së shkuarës në modernen e sotme, e cila ecën shpejt. Madje aq shpejt, sa nuk e kuptojmë që na janë kalbur penjtë e plagëve, që pretendojmë se na janë shëruar. "E kam mishin e mirë" nuk mund të jetë më një argument shërimi, kur dhuna që na është ushtruar ka qenë e pamëshirshme si me intelektualen, aq edhe me atë më pak intelektualen. Nëse këto poezi "therin" sadopak, atëherë ka nisur faza e dezinfektimit. Ka ardhur momenti të hedhim tutje besët e vjetra, për të rindërtuar besë të reja, me në qendër veten tonë femërore. Dhe kur themi femërore, fjala është për qenien njerëzore dhe ndarjen e barabartë të të dyja gjinive energjetike, që e përkufizojnë së bashku atë. Ekuilibri mes dy forcave.
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.