Arratia E Fundit E Baltar Ketes

Arratia E Fundit E Baltar Ketes

B25794
1.800 Lekë
Agron Tufa
ISBN: 9789928391872
Publisher: Onufri
Publication Year: 2023
Number of Pages: 607

Romani i fundit i shkrimtarit Agron Tufa, "Arratia e fundit e Baltazar Ketës", është një roman-baladë, një roman-mit, me heronj plot ëndrra të bukura e të sëmura, që rravgojnë drejt së pamundurës, midis një realiteti dhe sfondi shoqëror depresiv.
Romani ngërthen një rrëfim dinamik në rrafshin e së tashmes, që është i determinuar nga e shkuara dhe e ardhmja. Shtjella e pasioneve njerëzore me misterin e vazhdueshëm, deri në fjalën e fundit, përplas dy prirje të kundërta: njëri, sipas një vektori fizik, synon idealin e lumturisë tokësore dhe tjetri, një vektor i qartë metafizik, synon lartësitë, dehjen dhe ngazëllimin qiellor.
Diskurset e shumta filozofike, etike dhe shoqërore, që përvijohen natyrshëm përgjatë fabulës së magjishme të rrëfimit dhe stilit të zhdërvjellët, e bëjnë këtë roman një tekst sugjestionues, që lexohet me një frymë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.