Dhjete Grame Nder

Dhjete Grame Nder

B25902
1.000 Lekë
Namik Dokle
ISBN: 9789928376763
Publisher: Toena
Publication Year: 2023
Number of Pages: 222

Romani i ri i autorit Namik Dokle, "Dhjetë gramë nder", një gërshetim i jetës së përditshme me elementë të distopisë, bën një radioskopi të shoqërisë në kohët moderne, ku gjithçka shitet dhe blihet, ku edhe vetë ekzistenca njerëzore ka dalë në treg. Po nderi a mund të shitet dhe të blihet në kohët që jetojmë? Paradoksalisht, në roman, të gjithë turren të "blejnë" një apo dhjetë gramë nder, (disa edhe një kilogram!) për t'u bërë kriminelë të mëshirshëm, prostituta të hirshme, juristë të drejtë, politikanë të sinqertë, biznesmenë zemërmirë, për të shpëlarë kështu "imazhin e shoqërisë, të familjes dhe të individit". Ka, madje, edhe nga ata që blejnë jo vetëm imazhin e të tashmes, por edhe atë të së kaluarës, ndërkohë që e ardhmja nuk është ajo që ishte. Dhe kështu, i gjithë qyteti i romanit kthehet në një treg, ku çdo mëngjes shiten gënjeshtra dhe në darkë "të gjithë janë të ndershëm"!
Por... duhma e kalbëzimit moral përhapet nëpër rrugët dhe rrugicat e qytetit, në shkallët e pallateve, në shitore dhe pijetore, në libraritë dhe hapësirat e administratorëve, në bordellon ilegale dhe në galerinë e vetme të arteve figurative. Është një roman që të trondit, të trishton, por edhe të lë me një buzëqeshje ironike në buzë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.