• New
Biri

Biri

B26356
1.300 Lekë
Flutura Acka
ISBN: 9789928480521
Publisher: Arka E Noes
Publication Year: 2024
Number of Pages: 371

"Nënat janë emocioni i djemve të tyre, pjesa femërore që bijtë e fshehin nën lëkurë, pasi ato janë gjëja që djemtë nuk do të mund të jenë kurrë" - Po nëse rendi i natyrshëm i jetës, i qëndrimit dhe i ikjes ndryshon, po nëse djemtë do të bien në gjumë para kohe, nëse zëri i tyre do të flejë para kohe dhe pas kësaj nuk do të ketë më zgjim, çfarë janë nënat? Në çfarë kthehet Nëna?

Në këtë libër, shkrimtarja Flutura Açka rreket t'i japë përgjigje kësaj pyetjeje duke na bërë pjesë të një rrëfimi i cili është sa personal e intim, po aq edhe universal. Përmasa e dhimbjes përballë asaj të dashurisë, udhëtimi drejt ikjes, rrugëtimi në shtegun e pranimit dhe dinjitetit përballë dobësisë njerëzore me të cilën jemi pajisur që në lindje. Në një udhëtimin të shtrirë sa në hapësira gjeografike, aq edhe në honet e shpirtit, Açka na shkund germ pas germe si lexues, për të kuptuar se çfarë përfaqëson Biri, Nëna dhe Ati si qenie, si institucione jetëshkurtra prej mishi e fryme dhe cila është vlera e kohës që i lidh midis tyre: një kohë e pavëreshme që e nënvlerësojmë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.