• New
Daullja Prej Letre

Daullja Prej Letre

B26362
1.200 Lekë
Besnik Mustafaj
ISBN: 9789928824059
Publisher: Onufri
Publication Year: 2024
Number of Pages: 310

I shkruar në vitin 1996, Daullja prej letre është një roman koral në të cilin marrin jetë, në përditshmërinë e Shqipërisë së kohës së regjimit, dhjetëra personazhe nga shtresa sociale të ndryshme. Shumë prej këtyre kanë sjellje aq të vërteta sa duket se e grisin faqen e librit dhe dalin në botën reale. Mustafaj, në fakt, arrin të riprodhojë dinamika psikologjike absolutisht të besueshme, duke i paraqitur lexuesit indi- vidualitete konfuze të treguara në tredimensionalitetin e tyre, në ankthin e kufijve të tyre. Është detaji një tik, një turp, një e metë, një njollë në të kaluarën e tyre, një obsesion - që na lejon të vëzhgojmë identitetin e tyre të papër- sëritshëm.

Deliri kolektiv që prodhohet është i natyrës materiale dhe synon organizimin e kundërlëvizjeve të nevojshme për t'i shpëtuar mekanizmit të kontrollit shoqëror. Të gjithë e dinë se po vëzhgohen, madje spiunohen, dhe, bazuar në këtë siguri, çdokush vë në lëvizje një sërë kundërmasash që mund ta shpëtojnë. Por, nëse mendoni se keni përpara një fabul të përqendruar te shtypja komuniste, një histori që thekson mizoritë e burgosjeve ose persekutimeve në vijim të denoncimeve të zyrtarëve të zellshëm, do të zhgënjeheni shumë shpejt.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.