• New
Nje Sage E Vogel

Nje Sage E Vogel

B26363
1.200 Lekë
Besnik Mustafaj
ISBN: 9789928824042
Publisher: Onufri
Publication Year: 2024
Number of Pages: 292

"Ajo çka përbën origjinalitetin e romanit Një sagë e vogël është se Besnik Mustafaj nuk përpiqet të tregojë vuajtjet e të burgosurve, por të tregojë si traumatizohet një popull nga vite të tëra izolimi dhe dhune policore; të tregojë se si burgu, si sëmundje ngjitëse, shkatërron të gjithë, edhe ata që nuk kanë qenë aty brenda".

Nicole Zand, Le monde

"Më shumë se një roman, Një sagë e vogël është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një insti- tucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqe- doni ose Kosovë. Lehtë dhe me një distancë ironike, Besnik Mustafaj përkryen lojën alegorike".

Petra Kappert, Frankfurter Allgemeine Zeitung

"Ky roman është për këdo që do të kuptojë se si totalitarizmi futet thellë në mendjet e njerëzve, për t'i ndryshuar ata me qëllimin për t'i shkatërruar përfundimisht. Me një temë identike me këtë është marrë edhe Martin Amis, në romanin House of Meetings (Shtëpia e takimeve), por me rezultate të diskutueshme. Këtu është mirë të sjellim ndër mend autorë klasikë si Aleksandër Sollzenicin dhe nuk rrezikojmë ekzag- jerimin. Arkipelagu Gulag është shumë i gjerë përkundrejt Sagës së vogël familjare, por edhe Rusia është e shtrirë në një territor më të gjerë se Shqipëria".

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.