Tri Kenge Zie Per Kosoven

Tri Kenge Zie Per Kosoven

B00365
700 Lekë
Ismail Kadare
ISBN: 9789928391223
Publisher: Onufri
Publication Year: 2012
Number of Pages: 96

Është e vështirë të gjendet në këtë botë një tjetër fushë, ku një tragjedi e vjetër vazhdon të projektojë në të ardhmen, në mënyrë ciklike, drama të tjera. Ky vend me emrin e pafajshëm Fusha e mëllenjave është Kosova. Ka gjashtë shekuj, më 28 qershor 1389, një aleancë ballkanike e krishterë e përbërë nga serbë, boshnjakë, shqiptarë e vllahë u thye prej ushtrisë otomane të Sulltan Muradit. Beteja e pergjakshme vazhdoi për dhjetë orë. Të mundurit vazhdojnë të mbajnë zinë e saj ende sot. Ndërkaq, ashtu si korbat që vërtiten sipër një fushe lüfte, klika e politikanëve nacionalistë shumë herë ka dashur të nxjerrë fitim nga kjo ndodhi fatale. Më 28 qershor 1989, udhëheqësi serb Millosheviç lëshoi një thirrje të re për masakër në Kosovë. Këtë herë kundër shqiptarëve. Atë ditë nisi edhe shpërbërja e Jugosllavisë. Për asnjë lüftë tjetër nuk janë sajuar kaq mite e mashtrime sa për atë të Kosovës. Një luftë e moçme, ajo e Trojës, e dëshmuar nga letërsia antike greke, e ngriti atë letërsi në majat më sublime të qytetërimit botëror. Sot, tri mijë vjet më pas, qytetërimi ballkanik ka rënë në nivelin më të ulët të barbarisë. Ky tregim tripjesësh, me paanësine e tij, është një përpjekje për të dëshmuar fisnikërine e humbur të këtij qytetërimi dhe një thirrje për ringjalljen e tij.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.