Kronike Ne Gure

Kronike Ne Gur

B00760
1.000 Lekë
Ismail Kadare
ISBN: 9789928354563
Publisher: Onufri
Publication Year: 2000
Number of Pages: 308

"Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë "universin Kadare". Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të "realizmit magjik". Pjerrësia marramendëse e rrugëve, prania kudo e gurit, banesat e çuditshme, të mëdha e të fortifikuara, kështjellaburg, që zotëron mbi disa lagje, pamja spektakolare mbi fushën e Drinos dhe malet, e gjithë kjo do të formojë e stërhollojë pak nga pak vështrimin e shkrimtarit të ardhshëm. Gjirokastra të fton në magji dhe, siç shkruan Kadare, "duket sikur qyteti është ngritur për të zgjuar ide të mëdha". Ai e quan një fat të madh që e nisi jetën e tij në një mjedis të tillë: "Sa më shumë unë mësoja sekretet e artit të të shkruarit, aq më shumë bindesha që kisha patur fat të rritesha në këtë qytet më se të veçantë, që kisha dëgjuar shpjegimet e para për botën nga goja e këtyre plakave të vjetra e të mençura, veshur me të zeza, që mbanin kupën e kafesë në njërën dorë dhe tejqyrën në tjetrën".

Customers who bought this product also bought:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.