Dialog Me Alain Bosquet

Dialog Me Alain Bosquet

B00857
700 Lekë
Ismail Kadare
ISBN: 9992730668
Publisher: Onufri
Publication Year: 2002
Number of Pages: 200

Alan Bousqet - Le te ndalemi për një çast te raporti ndërmjet shkrimtarit dhe pushtetit, në këtë rast, diktaturës shqiptare. Për disa, rasti juaj mbetet enigme e vërtetë... Ismail Kadare - Në një film ku tregohet mbërritja e Shostakovigit në SHBA ishte, midis të tjerash, pyetja e një gazetari: përse mbete gjallë? Kjo pyetje cinike, e thënë me gojë ose me sy ka qënë tepër e njohur për disa nga shkrimtarët e Lindjes. Ne ishim në rolin e fantazmave, që e kishim vendin gjetkë, dhe që sa me parë duhej të shkonim "atje", në mosqënie. Shumë herë janë bërë pyetje të tilla dhe janë dhënë gjykime, nga njerëz që s'kanë kurrfarë të drejte të japin mësime morali. Të rrish në një lozhë, të bësh sehir se si në arenë ca njerëz përleshen me bishat e egra dhe të bësh verejtje: ne kete çast ky njeri nuk u tregua sa duhej kurajoz përballë tigrit, ky tjetri madje i bishtnoi, madje i bëri një shmangie jo fort korrekte! Kjo është thjesht çnjerëzore, për të thënë fjalën më të butë. S’ka kurrfarë teprimi, po të thuhet se ne ishim atje pikërisht ashtu, të vetmuar, në arenën plot gjurma gjaku, ku s'dihet nga g'portë e hekurt do të të sulet bisha dhe ku shumica e spektatoreve, kur vinte ora e rrëzimit, nën shembullin e tiranit, me gishtin poshtë, kërkonin vdekjen tënde.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.