Daullja Prej Letre

Daullja Prej Letre

B03060
800 Lekë
Besnik Mustafaj
ISBN: 9789994316366
Publisher: Toena
Publication Year: 2010
Number of Pages: 320

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit. Në dukje ato ngjasojnë si novela të pavarura, por në thelb janë të lidhura bukur mirë me njëra-tjetrën; sa në unitetin e brendshëm të argumentit të shtjelluar aq edhe, sidomos, në mënyrën e shikimit, gjer edhe në ecejaken e disa personazheve që diku duken e diku zhduken, për t’u rishfaqur rishtazi.
Në bulb të këtyre 9 rrëfenjave, që si tërësi krijojnë një trajtë romanore origjinale, gjallon një detal i kthyer në metaforë: daullja prej letre. Është një përcaktim a idiomë që edhe kuptohet, edhe s’kuptohet në domethënien e asociuar të saj, që ka sipëri sa një shtresim folklorik, aq edhe diçka anekdotike. Përtej veskut kinse popullor të kësaj shprehjeje të ardhur prej vulgut, si fjalë-metaforë, pra në brendinë e vetë romanit, përkundrazi, ndryhet frika.

Customers who bought this product also bought:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.