Mili Dhe Hajdhea

Mili Dhe Hajdhea

B05951
350 Lekë
Zef Skiroi
ISBN: 9992759585
Publisher: Dituria
Publication Year: 2005
Number of Pages: 100

Mili dhe Haidhea është cilësuar prej Prof. Eqerem Çabejit si një nga poemat më të bukura të romantizmit shqiptar. Aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën thelbësore edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij. Poema nis dhe mbaron me një histori dashurie dhe pikërisht për këtë arsye Skiroi e ka quajtur veprën e vet idil. Skiroi e shndërron dashurinë në një prej trajtave me të cilat Zoti u shfaqet njerëzve, për të kërkuar prej tyre të mirën e virtytin në përgjithësi. Në përfytyrimin e Skiroit, dashuria është një lloj besimi, në kuptimin fetar të fjalës; kur dy të rinj e duan shumë njëri-tjetrin, përmes ndjenjës së tyre ata kthehen jo thjesht në bartës të divinitetit, por edhe në shfaqjen konkrete, më të prekshme e më të bukur të tij. Ashtu si në shumë vepra të romantikëve, sidomos të Europës Lindore e të vendeve ballkanike, edhe në poemën Mili dhe Haidhea prirja folklorike është mjaft e ndjeshme, kjo për shkak se Skiroi njihte shumë mirë jo vetëm folklorin arbëresh, por edhe atë të trojeve shqiptare.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.