14 Vjec Dhender

14 Vjec Dhender

B07521
Out-of-Stock
250 Lekë
Andon Zako Cajupi
ISBN: 9994373537
Publisher: Konica
Publication Year: 2005

Çajupi është i pari shkrimtar i Rilindjes, që shënoi në letërsinë shqipe kthesën prej romantizmit në realizëm. Gjithashtu ai hodhi themelet e komedisë shqiptare, duke i dhënë një përmbajtje dhe formë të re dramës, nëpërmjet këndvështrimit realist e kritik, si dhe humorit të thellë popullor.. Te “Baba Tomorri” (1902), përmbledhje poetike, është edhe komedia “14-vjeç dhëndër”, në të cilën Çajupi trajton temën e katundit shqiptar, duke ballafaquar ankthin e ekzistencës të ndeshur ashpër me afshin e jetës. Në këtë ndeshje të papërballueshme portretizohet drama e krijimit të familjes si dramë e ekzistencës. Problemi është mjaft i rëndë, por autori ka zgjedhur të qajë duke qeshur dhe dhimbjen e mbulon me humor. Me anë të shpotisë e humorit Çajupi godet zakonin patriarkal të martesave në moshë të re. Nga katër skenat e komedisë, ose pamjet siç i quan autori, e para ka të bëjë me bindjen dhe e fundit me realen.Tana e bind Vangjelin se duhet ta martojë djalin 14-vjeçar me një grua të pjekur, vetëm duke i kujtuar që dhe vetë kështu ishte martuar. Kurse pamja e fundit jep realen, kur djali do gjumë, nusja duhet ta ruajë burrin si një fëmijë. Çajupi trajton kështu një temë të rëndë shkruar lehtë e me humor, e cila në fund merr karakterin e tragjikomedisë. E keqja është se situata nuk ndërron, por trashëgohet, kalon në dy breza. Në qendër të komedisë vendoset Tana, e cila është strumbullari i të gjitha veprimeve dhe situatave komike dhe zhvillohet në dy plane: · Tana viktimë e mentalitetit të kohës, e lodhur nga ngarkesa e madhe brenda e jashtë shtëpisë · Tana kërkon të ruajë këtë gjendje edhe te nusja e djalit, e cila do ta shpëtonte nga stërmundimet e përditshme, duke i hequr një pjesë të mirë të punëve dhe preokupimeve lodhëse. Një personazh i tillë, edhe pse kalon përmes situatave komike, ngjall trishtim dhe keqardhje. Prapa veprimeve të saj, në dukje qesharake, fshihet një dramë shpirtërore, që do ta jetojë edhe nusja si pasardhëse e Tanës. Kjo e bën Tanën njëherazi viktimë dhe bartëse të mentalitetit patriarkal. Vangjeli është në komedi përfaqësues tipik i burrave dembelë. Dembellëku, fodullëku dhe njëfarë qëndrimi indiferent ndaj propozimit të Tanës për martesën e djalit, janë një varg cilësish të tij, që, duke u bashkuar, japin një Vangjel qesharak. Megjithatë tek ky personazh gjejmë shkëndija instiktive të përshtatjes me zakonet e reja. Kjo duket sidomos në kundërshtimin që i bën së shoqes për martesën e djalit. Komedia plotësohet gjithashtu me skena të tjera: Në mulli, Urime, Dit’ e dasmës, të cilat janë të mbushura me sharje, thashetheme e mallkime grash, me urime dhe dolli dasmorësh të dehur, të cilat sjellin një atmosferë mjaft gazmore e të gjallë fshati. Por kulmin e komizmit të Çajupit, duke na shkaktuar njëkohësisht trishtim dhe hidhërim të thellë, e shënon dialogu i fundit mes nuses 20 – vjeçare e dhëndrit 14 – vjeçar. Dhëndri, duke mos e kuptuar pozitën e tij, e quan nusen herë motër e herë mëmë. Përballë tij qëndron nusja, e cila e di mirë vendin e saj. Kështu, nëse në fjalët e dhëndrit ka pafajësi e naivitet, te fjalët e nuses shpërthen zemërimi për atë martesë.Drama e saj pasqyron dramën e të gjitha vajzave që bëheshin viktima të mentalitetit të mykur. Një dramë e vërtetë familjare, një martesë e paradënuar të dështojë, sepse nuk është rezultat i lidhjes shpirtërore dhe i pjekurisë seksuale, por i mentaliteteve të vjetra dhe i interesit të prindërve. Çajupin e ka thurrur veprën e vet mbi bazën e një të folmeje dialektore për të karakterizuar personazhet nga fshati: · Trajtat, fjalët dhe sintaksa: pa shukoi shtanë; minjë gdhietë... · Për efekt rime: diku rimon punë – unë, ndërsa në vende të tjera e jep sipas dialektit “u”. Ose shkruan të më shojë në vend të të më shohë, për të rimuar me ta shërojë. Por komedisë, shijen e vërtetë të humorit ia japin mjetet prej të folurit popullor: · Idiomat: i hante koka për brirë, i vaftë shpirti në ferra... · Fjalë të drejtpërdrejta goditëse me ngarkesë tallëse:Naum kokëshiniku, beu rrënjëdalë... · Urimet e mallkimet Humori buron kështu jo nga urimet e mallkimet në vetvete, por nga kthesa e papritur dhe renditja e tyre në antitezë. Një mënyrë e veçantë e krijimit të ironisë është edhe përgjigjja, duke rimarrë fjalën e bashkëbiseduesit për t’ia shndërruar kuptimin. Tana thotë se Gjinoja është nga trimat më trim, Vangjeli e rimerr me ironi:Trimërinë s’ia nxë dheu.Në këtë ind përfshihen natyrshëm dhe këngët humoristike folklorike të dasmës, si:Ç’mirë ia bëmë krushkës, që i morëm të bijën”. Humori krijohet dhe nga befasia dhe kthesat e papritura: Vangjeli gatitet të flerë, ndërkohë që Tana, e cila shtiret fillimisht si e sëmurë, i kërkon të martojnë djalin 14 – vjeçar.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.