Your cart
There are no more items in your cart
Synimi i këtij botimi është të japë në mënyrë sa më të plotë Çajupin autentik, të përfshijë integralisht veprën e tij dhe t’i qëndrojë sa më afër vullnetit të fundit të autorit, të rindërtojë në masën më të madhe të mundshme tekstin kanonik të veprës së këtij shkrimtari. Duke u nisur nga parimi që ai të përfaqësojë sa të jetë e mundur e më besnikërisht vullnetin e autorit, nuk është bërë në asnjë rast asnjë ndërhyrje që do të prekte tërësinë dhe integritetin e tekstit, nuk është bërë prej nesh asnjë ndryshim që do të prekte gjuhën e autorit, as drejtshkrimin e tij në vijat themelore. Këtu përfshihen: Baba Tomorri; Vjersha të tjera.