Vepra 1 Vilson Blloshmi

Vepra 1 Vilson Blloshmi

B08954
500 Lekë
Vilson Blloshmi
ISBN: 9789995620431
Publisher: Almera
Publication Year: 2008

Vilson Blloshmi (1948-1977) lindi në fshatin Bërzeshtë, të rrethit Librazhd, mbaroi shkollën e mesme pedagogjike në Elbasan, punoi si bujk në fshat, druvar në Stravaj, minator në minierën e Përrenjasit, u arrestua në gusht të vitit 1976 dhe u ekzekutua me pushkatim më 17 korrik 1977, me akuzën: sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë. Vilsoni dhe miku i tij Genc Leka u quajtën krerët e një grupi prej pesë-gjashtë fshatarësh që “sabotonin” ekonominë bujqësore të fshatit Bërzeshtë.
Kjo akuzë nuk u formulua nga hetuesia dhe prokuroria, siç është e udhës, por nga kryesia e Partisë, nga Sekretari 1) i Parë i saj, Hysni Kapo, nga Ramis Alia, Miti Nito, Naumka Bozo dhe plotë dallkaukë të cilët ishin në majën e piramidës, madje u njoftua edhe kryeministri, xhelati Mehmet Shehu dhe iu dha për zbatim gjykatës së Librazhdit. Vendimin e gjykatës së Librazhdit e la në fuqi Kolegji i Gjykatës së Lartë me firmën e kryetarit të saj, dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor, me firmën e sekretarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor; pas kësaj, ministri i Punëve të Brendshme i dha urdhrin për ekzekutim policisë së Librazhdit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.