Vrasja E Dyte E Marko Bocarit

Vrasja E Dyte E Marko Bocarit

B09176
800 Lekë
Arben Kondi
ISBN: 9789994350223
Publisher: Arberia Design
Publication Year: 2009

Në romanet “Vrasja e dytë e “Marko Boçarit” dhe “Shqiptarovrasësi Napoleon Zerva”, “Mëhalla e Muhaxhirëve”, “Dionisi i Paramithisë”, “Gjin Bue Shpata”, etj lëvizin një galeri e tërë personazhesh historikë, kapedanë e prijës popullorë të vërtetë, të individualizuar, që kanë hyrë në histori dhe kujtesën e popullit si pjesë e historisë sonë kombëtare. Thelbi i kontradiktës në këto romane është ndeshja e së mirës me të keqen, drejtësisë me padrejtësinë, dinakërisë me burrërinë, humanizmit me barbarinë, patriotizmit me shovinizmin, dashurisë me urrejtjen. Gjithë këto midis shqiptarëve të çamërisë dhe shqipërisë që luftojnë për mbrojtjen e trojeve të tyre, nga njera anë dhe, shtetit grek, andartëve dhe bandave të egra nga ana tjetër. Në faqet e romaneve,gjaku i pafajshëm i shqiptarëve derdhet lumë, për të arritur pikën kulmore në masakrën gjenocidiale më 27 qershor 1944, që vazhdoi deri në shkurt të vitit 1945 në Filat. Lexuesi gjen në faqet e romaneve terrorin e egër, rrënqethës, çnjerëzor, ndaj të pafajshmëve, grave, fëmijëve, pleqve. Ishte një masakër dhe spastrim etnik i pashembullt, ndofta më i madhi në fundin e Luftës së Dytë Botrore. Shkaku dhe motivi i gjithë kësaj barbarie ishte ngaqë ata ishin shqiptarë!
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.