Heronjte E Kotesise

Heronjte E Kotesise

B10369
900 Lekë
Agim Hamiti
ISBN: 9789995620615
Publisher: Almera
Publication Year: 2010

Persiatje per gjendjen e vendit tim
Asnjeri prej tyre nuk po e thyente heshtjen, ndonese te dy po bezdiseshin prej saj. Te ndergjegjshem per sembimin qe do teiu shkaktonte tema e bisedes qe duhej te nisnin, secili nuk deshironte te ishte i pari per ta rrokur ate. Megjithese midis tyre kishte zoteruar mirekuptimi i ndersjelle prej nje kohe shume te gjate, problematika e diskutimit te pritshem e tejkalonte kuoten e mirekuptimit. Nen ndikimin e ambientit ku ishin njohur e kishin bashkepunuar per disa dekada, shtiresia ishte bere tipari kryesor i sjelljes se tyre. Te thoshin ate qe duhej e jo ate qe mendonin, te buzeqeshnin me hipokrizi edhe kur humori ishte i pavend, ta cilesonin respektimin e zerit te ndergjegjes si tradhti ndaj vetvetes, te mos ngurronin per te kryer cdo veprim anormal ne sherbim te interesit, keto kishin qene disa nga vecorite dalluese te kodit te tyre moral. Deviza qe preferonin e perligjte plotesisht papergjegjshmerine ne veprim:
áNdershmeria eshte justifikimi i te paaftit per deshtimet e tijâ.
Ne te vertete gjithcka kishte rrjedhur mbare per ta. Me mbare nga cee kishin imagjinuar ata vete. Madje as nuk kishin guxuar ta enderronin nje mbaresi te tille, e cila i kishte bindur se zgjedhja e tyre kishte qene me e mira.
Mirepo pikerisht atehere kur ata e kishin fjetur mendjen, ne fund te karrieres, u kishte ndodhur e papritura e pakendshme. Te tronditur, po konstatonin se zgjedhja e tyre, megjithese kishte triumfuar per nje kohe shume te gjate, po rezultonte e gabuar, pa te ardhme. Dhe ata duhej ta pranonin kete, ndryshe nuk i dihejc Busulla e interesit u diktonte nje drejtim diametralisht te kundert me ate qe kishin ndjekur deri atehere ne emer te nje ideali te rreme. Casti u kerkonte denoncimin e idealit demode, me te cilin kishin maskuar qellimet egoiste. Kjo ishte nje heqje publikisht e maskes, me shprese qe te shfaqej nje drite sado e zbehte ne fund te tunelit.
Qysh prej viteve te rinise e ne vazhdim, ata ishin mesuar te flisnin e te shkruanin me entuziazem per sukseset imagjinare dhe tani e kishin te veshtire te pranonin deshtimin si fakt real. Ndjeheshin ne siklet te pohonin mes tyre se e gjithe epopeja e lavdishme sekishte qene vecse nje marrezi me cmim tragjik. Te nenshtruarit, qe renkonin poshte kembeve te tyre tek paguanin haracin e larte te kesaj aventure cinike, nuk ishin per ta vecse vagone te keqperdorur qe detyrimisht do te shkonin pas lokomotives si gjithmone. Sakrificen e te pranuarit te deshtimit e kerkonte interesi i castit i elites dhe kjo gjithe jeten ishte falur vetem para altarit te interesit. Per te bere nje here me shume ate qe kishte bere gjate gjithe jetes . ndonese kete here i kerkohej te notonte kunder rrymes . nuk ishte e pamundur.
Prej atyre te dyve qe ngurronin ta thyenin heshtjen, njeri ishte kreu i pushtetit legal ne Shqiperi ndersa tjetra, violine e pare e pushtetit real. I pari kishte trasheguar zyren e punes se diktatorit, kurse e dyta tapine e pushtetit familjar.
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.