Kohe E Pamjaftueshme

Kohe E Pamjaftueshme

B12064
2.000 Lekë
Helena Kadare
ISBN: 9789995687519
Publisher: Onufri
Publication Year: 2011
Number of Pages: 688

Duke qenë edhe ajo shkrimtare, bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, zbulon fatin e një çifti të pazakontë. Në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët, shpaloset aktualiteti i një gjysmë shekulli që ka parë apogjeun, dhe më pas, agoninë dhe fundin e regjimeve komuniste në Europën Lindore. Në rrethin e miqësive, takimeve, të fshehtave të përbashkëta, ky çift gjen energji dhe kurajë që të mposhtë ankthin që diktatura ushtroi mbi banorët e vendit më të mbyllur dhe më misterioz në Europë. Përtej episodeve shumë të pasura dhe të një humori, që jep përvojën e tragjedisë, këto kujtime dëshmojnë drejtpërsëdrejt mbi kompleksin e "punës së laboratorit", në të cilën është përpunuar vepra e Ismail Kadaresë, si dhe mbi strategjitë e përdorura për të bërë që të dështojë censura, ose për të çuar e strehuar në Francë tekstet më të rrezikshme. I gjithë ky aspekt gjendet i pasuruar me shumë gjëra të reja. Kjo "speleologji" në thellësitë e krijimit letrar shpjegon për mrekulli atë që është realizuar në praktikë: rreth njëzet mijë faqe të një vepre të botuar. Krejt e pazakontë, e guximshme, me një sinqeritet të rrallë, plot lehtësi dhe emocion, kjo kronikë e gjerë dhe e pasur, lexohet si një roman aventurash dhe pasionesh të atillë, që ngjallin dhe frymëzojnë dashurinë për artin dhe letërsinë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.