Ti Je E Nesermja

Ti Je E Nesermja

B12780
1.000 Lekë
Brunilda Zllami
ISBN: 9789994302529
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2012
Number of Pages: 412

“Ti je e nesërmja” është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh. Është, mbi të gjitha, ëndrra e një të nesërmeje që s’mund të jetohet pa pasur pranë njerëzit që të kanë shoqëruar dhe kanë qenë pjesë e së shkuarës dhe e së tashmes, ata që janë dhe mbeten gjithnjë pjesë e jotja. “Ishin ende në udhëkryq. Jeta e tyre kishte ndryshuar, por duke i lënë sërish më të hutuar se ç’kishin qenë para katër vjetësh, kur e kishin nisur këtë rrugëtim. Ishin plagosur e ngritur, kishin nxjerrë thonjtë për t’u kapur në cepa të brishtë, kishin bërë zgjedhje për të cilat e kishin ditur se do të pendoheshin, kishin marrë vendime që i kishin kurthuar. Jeta i kishte dënuar për të vuajtur peshën e gabimeve të reja e të vjetra, vetëm se tani koha rridhte më shpejt, më vrullshëm. Ishin futur në vorbullën e të rriturve, do të tirreshin në tezgjahun e një profesioni të vështirë, që s’do t’iu linte shumë kohë për të menduar për veten. Por ishin sërish bashkë. Si dikur. Të përhumbur në jetët dhe dilemat e tyre, do të gjenin pak dritë në atë lidhje që kishin krijuar dikur, një lidhje që do të mbetej përgjithmonë. Më e gjatë se një ndjenjë, më e fortë se një dashuri. Ishte lidhja që do t’i mbante gjithnjë pranë njëri-tjetrit. Sado të lodhur, të munduar, sado larg, ata do të kishin nevojë për sinqeritetin që ishte brumosur në shpirtin e tyre. Kishin nevojë për të, sepse vetëm ashtu nuk do të ndiheshin të vetmuar në sfidën e re që i priste. Pas një muaji do të fillonte një rrugëtim i ri, i panjohur, i mbushur me pengesa. Por, kur të ndiheshin ndonjëherë të zhgënjyer nga jeta, të trazuar në shpirt, kur të vështronin në listën e njerëzve që njihnin, sërish do zgjidhnin njëri-tjetrin. Kishin nevojë për një pasqyrë ku të shikoheshin dhe të kujtonin të shkuarën dhe të tashmen, të ëndërronin për të ardhmen. Pa pasur frikë.”

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.