Legjenda E Vetmise

Legjenda E Vetmise

B12966
500 Lekë
Ridvan Dibra
ISBN: 9789995687823
Publisher: Onufri
Publication Year: 2012
Number of Pages: 130

Një libër që t'i shpërfillë qëllimshëm nihilizmin e dyshimin e tejkaluar modern, por edhe ironinë e lojnat e shumë – përsëritura postmoderne. Një libër, në dallim prej të tjerëve para tij, sa më "jashtë meje", sa më impersonal e objektiv. Një libër që, qëllimshëm, t'i lërë mënjanë "artificet kompozicionalë", duke respektuar deri në adhurim burimin e parë, domethënë legjendën. Një libër që t'i kundërvihet postulatit të Xh. Kallerit se "epika rrëfen ngjarje, kurse lirika tenton të jetë vetë ngjarje", duke synuar një "epikë" që të rrëfejë ngjarje e, njëkohësisht, të jetë vetë ngjarje. Dhe në fund një libër që të mbështesë bindjen time estetike se "Arti nuk është i thjeshtë sepse dëshiron të jetë i thjeshtë, por sepse dëshron të jetë art", duke perifrazuar kësisoj e, njëkohësisht, duke kundërshtuar Donald Barthelmin (njërin prej etërve të tregimit post – modern amerikan). Sepse unë vazhdoj t'i besoj Platonit kur thoshte: "Bukuria e stilit, harmonisë, madhështisë dhe e ritmit të mirë varet nga thjeshtësia." Një synim i tillë (ndoshta fort ambicioz) rreket të mbërrijë edhe ky tekst.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.