Bibollasit

Bibollasit

B13327
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Ramiz Gjini
ISBN: 9789995604554
Publisher: Botimet M&b
Publication Year: 2011
Number of Pages: 413

"Bibolli” është një toponim alegorik i Shqipërisë postkomuniste. Situatat dhe skenat e shumta komike në tre romanet e Ramiz Gjinit përshkohen nga humori i zi, absurd, plot elemente fantastike e demonologjike, duke krijuar një strukturë shumështresore dinamike të një rrëfimi të gjallë e sugjestionues. Është një roman që përfshin universalet absurde, nonsensin e përditshmërisë, kaosin psikologjik të një shoqërie të dalë nga diktatura. Afresku rrëfimor të rrëmben me një galeri tipash naivë, megalomanë, mashtrues, simulakër e psikopatë, por që secili bart të vërtetën e tij. Përmes këtij vëllimi, autori na zbulon diavoliadën shqiptare të kaosit individual e shoqëror. Edhe pse personazhet janë thuajse të gjithë negativë, antiepikë e kontradiktorë, këta antiheronj janë përshkruar me dhimbje, përvuajtje e dashuri, një karakteristikë e hershme që i dallon të gjitha krijimet e Ramiz Gjinit. Ky roman ka fituar çmimin "Petro Marko" si romani më i mirë i vitit 2010.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.