Mbret Per Nje Dite

Mbret Per Nje Dite

B13875
500 Lekë
Algert Siqeca
ISBN: 9789928158123
Publisher: Jonalda
Publication Year: 2013
Number of Pages: 154

...Më mirë mos t'i lexojmë sesa t'i keqkuptojmë. - Nuk ka më shkrimtarë të tillë në ditët tona. Thonë se Koelio është shkrimtar i madh. Ai nuk i vjen këtij as tek maja e thoit. Ç’janë këta emra, Koelio, Markez, Kadare? Më në fund ndjehesha i qetësuar. Gjeta një tregim për të cilin ranë dakord se ishte surpriza më e mirë letrare që mund të bëhej. Ndjehesha i çliruar mbas kaq sikletesh. Më në fund e ndjeva dhe unë për pak perandorinë ashtu si Napoleoni. Isha për një ditë “Mbreti i ditës”. Por kjo nuk do të zgjaste. Duhej patjetër të tregohesha i sinqertë. - Nuk më besohet se ju po i thoni këto, u fola. Ai është thjesht një tregim i parëndësishëm, dhe ju e shfaqni sikur... - Ashtu mendon ti, më ndërpreu i pari. Lexoje të lutem edhe një herë e do shohësh se me çfarë ke të bësh. - Nuk e di, por më duket se po e ekzagjeroni pak, këmëngula. - Pse si kujton ti? Kemi kaq vite që lexojmë, dhe dimë të dallojmë floririn nga dheu. - Atëhere, u thashë, sipas jush, duhet të bëhem shkrimtar. Unë e shkruajta tregimin. - Mirë mirë tani, ktheje në shaka ti. - Jo më besoni, nuk bëj shaka, tregimin e shkrova me dorën time. - Tani po flet seriozisht apo?... - Po pra, si e besuat që një shkrimtar kaq i madh do kishte akoma tregim të pabotuar? - Ashtu ë... dmth.. ai shkrimi i vogël është i yti..dhe nuk gënjen... - Tamam, tregimi është i imi, u përgjigja me një farë mburrje. Hë si ju duk, i bukur?! -Çka... mirë..., tani... mos kujto se ish ndonjë kushedi por, megjithatë, i lexueshëm, u përgjigj i pari. - Shiko, mua fillimisht më tërhoqi, duhet ta pranoj këtë, por sa i afrohesha mesit e më pas, leximi më jepte një shije të hidhur, diçka përpiqesh të thuash, por nuk arrin t'a realizosh. Megjithatë, përpjekja ka rëndësi apo jo?-dha mendimin e tij i dyti. U hodh i treti...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.