Si U Pushtua Cmendustani

Si U Pushtua Cmendustani

B13962
600 Lekë
Ardian Kycyku
ISBN: 9951080243
Publisher: Buzuku
Publication Year: 2003
Number of Pages: 175

Pjese nga libri : Në të gdhirë, mbështjellë nga krokamat e sorrave, shfarosësit e qenve rrugaçë, dyndeshin nga të gjitha skajet e parkut, me laqe në duar, dhe yshtnin qentë e ligur urie. Mbërritja e shiut sikur ua holloi qenve dëshirën për të mbijetuar. Hynin nëpër laqe si dhentë manare, gati me përkushtim, thua se vdekja ishte një portë drejt Parajsës së sigurtë. Skajet nga vinin shfarosësit e qenve ishin të pagjetshëm, ngaqë Çmendustani nuk kishte kufij të qartë. Ngjante me vështrimin dhe me numurat. Pak pasi shiu i rëndomtë pushoi, duke lënë mbi tokën e argasur një pafundësi vrimash, si sy të përmallur verbanësh, dhe një avull mbytës, që kutërbonte era sëndukë shekullorë, bujti freskia. Bujti si një poemëzë dashurie. Por nuk zgjati më shumë se një dashuri e rëndomtë. Ishte një freski po aq e rëndomtë sa edhe shiu, sa avulli mbytës, sa dalldia e qenve rrugaçë dhe sa mllefi zyrtar i shfarosësve të tyre. Një trumbë lypësish, tek gugatnin bejte lotsjellëse dhe shtylysh tragjedish nga ato që mund t'ua ngjethin shpirtin edhe të vdekurve, por kurrsesi jo të gjallëve, u lëshuan qorrazi qosheve të parkut, nëpër kryqëzimet tashmë të përgjumurt nga ndërrimi i motit dhe nisën të tundnin me furi patericat e rrjepura, zorrët e prishura, kangrenat, plagët lebetitëse. Nga ajo farë kryengritjeje e shoqëruar me vargje, me rima a-b-a-b, kalimtarët e trullosur, gjer edhe ata që djersitnin brenda veturave, nuhatën se qe shtuar etja për të vrarë. Nuk dihej kë, si e kur.
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.