Ne Vend Te Perjetesise

Ne Vend Te Perjetesise

B13972
350 Lekë
Ardian Kycyku
ISBN: 9951080553
Publisher: Buzuku
Publication Year: 2007
Number of Pages: 45

Ngjarjet rridhnin si në një gjëegjëzë që mbyllej me gjak, me mëni të përjetshme, ose me vdekjen e më fatlumit ndër ta, pavarësisht nëse e fshehta gjehej apo jo. Gjahtarët e fatmirësisë, të pushtuar nga një babëzi e cila rëndom emërtohej jetë, besonin se fati i mirë, ose aftësia për të dashur, është ngjyrë, aromë, tingull, send, organ etj dhe mund të shtihet në dorë, mund të shkulet nga qënia e atij që e bart ashtu siç shkulet një lule, një rrënjë apo një dhëmballë. Mbase kjo vinte ngaqë pothuajse askush s’qe i kënaqur me gjërat që kishte. Para pak vitesh, një nga gjahtarët më tha se “në ushtri, që të mund ta haja i qetë gjellën time mjerane, që kurrkush të mos i fuste turinjtë në të, më duhej të pështyja në pjatë. Prandaj jam sot kaq i shëndetshëm”…
Autori
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.