Kolonia E Eres

Kolonia E Eres

B14028
800 Lekë
Halit Shamata
ISBN: 9789995657925
Publisher: Plejad
Publication Year: 2013
Number of Pages: 180

Një vepër që të bën ta duash më shumë jetën, edhe pse ajo mund të ketë lënë shenja të thella në lëkurën tënde. Kur lexuesit flasin, shkrimtari është i sigurt për atë që ka dashur të thotë. Së dyti, çështja e një libri të hapur nuk mund të jetë veçse letërsi e vërtetë. Njeriu është një qenie e hapur, ligjërimi i përditshëm është i hapur, mund të vazhdojë nga ai vetë, mund të vazhdojë nga të tjerët. Lexuesi ndan bashkautorësinë me autorin ose e rrëmben të gjithë, e lë autorin jashtë në atë që quhet humbje e autorit. “Këtu është një personazh, është një femër, e cila bën ç’është e mundur që të mos ekzistojë, por të ngjasë, të jetojë si ngjarje, kërkon të futet në atë lloj historie, duke provokuar gjatë një viti disa ditëlindje.. Pra, ky është një lloj imponimi sikurse ka personazhe që jetojnë në makth, sepse janë të vetëdijshëm që kanë deformuar historinë e këtij vendi. Jetojnë në makthe të pashërueshme, sepse janë të vetëdijshëm që historinë e kanë shkruar në lëkurën e të tjerëve si një tatuazh mizor pa e provuar në lëkurën e vet, sikurse ka njerëz që nuk duan t’ia dinë fare se ç’është historia”, duke prekur kështu, në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe një temë që sot gjallon më shumë se herët e tjera, ajo e “ndryshimit” të historisë së Shqipërisë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.