Im Ate Donte Adolfin

Im Ate Donte Adolfin

B14315
Out-of-Stock
700 Lekë
Mehmet Kraja
ISBN: 9789995687076
Publisher: Onufri
Publication Year: 2013
Number of Pages: 190

Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë. Qëndrimi autorial ndaj historisë vjen si dehistorizim, përkatësisht si deepizim e si përmbysje e rendit, konvencës së etabluar, kryesisht përmes fatit ekzistencial të individit. Në frymën e postmodernizmit, autori vë në shërbim të narratorit shumësi përvojash poetike, me prirje sidomos drejt diskursit tregimtar, argumentues dhe dokumentar. Brenda harkut kohor dhjetëvjeçar të Atit, mbase 1945/1955, kohë e cila është e ngjeshur me fragmente të shkëputura pamjesh e bëmash, lexuesi bredh së bashku me Atin si nëpër një film të gjallë, ecën si nëpër një dokumentar neorealist; narratori, gjatë kësaj rrjedhjeje të shiritit filmik, mjegullon qëllimisht kufirin mes reales dhe fiktives, parodizon historiken përmes dëshmive të bollshme, ironizon dhe groteskëzon ambientin, atmosferën, njerëzit... Në rrjedhën e dekonstruksionit të historisë, veçon dhe artikulon botën e individit, i cili as nuk e nxit dhe as nuk merr pjesë në drejtimin e rrjedhave, përkatësisht individin që është objekt i rrjedhave, i papeshë, anonim. Në kuadër të këtij mozaiku, detaji merr peshë të veçantë, sidomos detaji i zgjedhur, i vërejtur me origjinalitet, mprehtësi dhe inteligjencë, detaji që të përkujton narracionin neorealist...Rrëfimi kësaj here është në duar të sigurta, që zotërojnë ritëm konstant, fillim e mbarim. Gjithnjë në kuadër të poetikës së romanit, narratori shfaq afinitet për artikulim krahasues, figurativ të ambientit, të atmosferës. Artikulimi figurativ, i përgjasuar shtrihet si figurë e zhvilluar, me premisa të ekspresionit poetik. (Si shtrihet, bie fjala, shkallë – shkallë pikëllimi mbi Shkodër etj.)
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.