Edith

Edith

B14675
Out-of-Stock
700 Lekë
Albatros Rexhaj
ISBN: 9789994303380
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2013
Number of Pages: 257

Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, ku rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth. Albatros Rexhaj nuk filozofon mbi dashurinë nga froni, nga kolltuku i ndonjë fabrike terminologjike, nga pozita e mbikëqyrësit, siç është zakon i shumë kolegëve të tij, por nga baza, nga aorta, nga mesi; ai përmbledh sekuenca dashurie në përditshmëri, i filtron brenda shpirtit të vet, i rikrijon të estetizuara, herë nëpërmjet vargjeve e herë nëpërmjet rrëfimit, paralelisht duke e thyer me elegancë edhe kufirin ndërmjet prozës dhe poezisë. Xhemal Ahmeti, kritik letrar – Universiteti i Freiburgut Albatros Rexhaj ka lindur në vitin 1975 në Prizren. Jeton mes Prishtinës dhe Tiranës. Është autor i librit “Lettera a un amico italiano dal Kosovo”, botuar nga Rizzoli RCS, Milano (1999), romanit të zhanrit thriller “Bombë në Beograd”, romanit-ese “Ditar dashurie i një shkrimtari”. Ndërkaq, së fundmi është shpërblyer me çmimin “Autor i vitit 2013” në Panairin jubilar të Librit Prishtina 2013. Veprimtaria e tij publicistike dhe letrare mund të ndiqet në blogun elektronikwww.filozofiaurbane.com, që aktualisht ndiqet nga më shumë se një çerek milioni lexues.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.