Lahuta E Malcis

Lahuta E Malcis

B14839
1.000 Lekë
Gjergj Fishta
ISBN: 9789928161311
Publisher: Botimet Fishta
Publication Year: 2013
Number of Pages: 597

Lahuta e Malcís konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.Epopeja Lahuta e Malcís përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha. Heronjtë e Lahutës janë të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, që funksionalisht në vepër janë të ngjashëm, se kanë veçantitë e heroizmit shqiptar.Vepra nis me këndimin e heroizmave shqiptare për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të përqendruara në Shqipërinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për të kapur ndodhitë e cilësitë shqiptare. Vepra nis me trajtimin e një krahine, për t’u zgjeruar në tërësinë etnike shqiptare; nis me trajtimin e burrnisë së një ambienti për të arritur te koncepti i kombit.
Në këtë mënyrë Lahuta e Malcís bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës shqiptare të Gjergj Fishtës, që nuk kufizohet në zona kohe as hapësire.Vepra mbështetet në tri tipe këngësh: 1) historike,2) kreshnike,3) autoriale. Lahuta e Malcís është një vepër epike me një ndërtim të mbrendshëm dramatik ku spikasin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtë, dhe gjuha e folur e kthyer në gjuhë të shkruar që ka shenjat e emocionalitetit të folësit, të afrueshme me karakterin e personazheve. Duke iu përmbajtur këtij modeli dhe këtij stili Fishta shtin në tekstin e vet format e dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, zakonisht e më fuqishëm në trajtën e urimeve e të mallkimeve. Kryevepra e Gjergj Fishtës, Lahuta e Malcís, është e papërsëritshme në letërsinë shqipe për shprehjen në mënyrë të sistemuar të qenësisë shqiptare dhe për shprehjen gjuhësore letrare me pasuri të leksikut me figurën e moralitetin e saj të provuar si dëshmi e jetës në gjuhë. Vargu i veprës, një tetërrokësh, i përgjasuar me vargun më të njohur popullor shqip, nuk është vetëm ky që e bëri veprën kaq të popullarizuar që në nismë.
Kjo vepër ka një histori të gjatë të shkrimit e të leximit që kanë ndikuar në njëra tjetrën. Është e ditur që Fishta kishte më tepër ambicie me lirikat dhe format e saja artistike. Madje këngët e para të Lahutës i botoi si këngë popullore. Po lexuesi shqiptar i priti këto më fuqishëm se krijimet e tjera të tij. Në këtë mënyrë shija e lexuesit, tani si kërkesë e ambientit, u bë frymëzim i ri për vazhdimin dhe mbarimin e veprës. Është ky një interkomunikim i krijuesit me lexuesin në procesin e krijimit, duke u përpjekur t’i ngjajnë njëri tjetrit. Kjo e bëri veprën popullore. Po, poeti i madh nuk do t’ishte i tillë nëse nuk do të tejkalonte shijen e kohës. Ai vetëm gjeti modelin e komunikimit, kurse qenësitë shqiptare janë të tij, e Lahutën e Malcís e bëjnë të pavdekshme.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.