Klubi Khajam

Klubi Khajam

B15040
700 Lekë
Murat Aliaj
ISBN: 9789928158314
Publisher: Jonalda
Publication Year: 2014
Number of Pages: 245

Jeta, veprimtaria dhe dramat e dhimbshme të personazheve lëvizin gjatë gjithë faqeve të këtij romani të shkruar me kulturë, frymëzim, fantazi dhe realitet.
Intensiteti i ngjarjeve, sa lirike, aq dhe dramatike, galeria e pasur e personazheve të skalitur me mjeshtëri, peizazhet e papërsëritshme të mjediseve ku zhvillohen ngjarjet dhe gjuha e thjeshtë e lakonike, e bëjnë këtë roman tepër interesant.
Në qendër të romanit janë ngjarje të ditëve tona, të cilat shoqëria jonë i përjetoi dhe akoma po i përjeton. Ndërrimi i sistemit politik, solli ndryshime jetësore, tronditi psikologjinë e njerëzve dhe familjeve shqiptare. Me hapjen e shoqërisë u trondit edhe familja, bërthama tradicionale shoqërisë shqiptare.
Në disa raste këshillat e prindërve, “janë të pa përfillshme për fëmijët”, përpara këndvështrimit të tyre për jetën, përpara pasurisë, dëshirës për një jetë më të mirë dhe të pasur. Kontradikta e brezave, e cila ka ekzistuar në jetën njerëzore, sot manifestohet hapur, gjë që shpeshherë e çon familjen në drama të thella.
Megjithëse autori, Murat Aliaj, ka disa vepra, romani “Klubi Khajam” është një arritje e krijimtarisë së tij letrare.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.