Zonja Z

Zonja Z

B15747
800 Lekë
Albatros Rexhaj
ISBN: 9789928175380
Publisher: Pegi
Publication Year: 2014
Number of Pages: 190

Ky libër është manifestimi më thelbësor i filozofisë urbane të autorit Albatros Rexhaj. Rrëfimtari ynë, një shkrimtar, takon dashurinë e jetës së tij dhe nuk shkruan më. Ajo e plotëson dhe ai nuk ndien më nevojë të shkruajë. Këta dy shpirtra binjakë, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Bisedat e tyre ngrenë një sërë dilemash dhe pyetjesh të rëndësishme: mbi pozitën e femrës në shoqërinë shqiptare, mbi pseudovlerat morale të ngritura në piedestale, mbi hipokrizinë e turmës dhe lojërat pushtetare të kudogjendura.
Lajtmotivi kryesor i këtij bashkëbisedimi është feminizmi. Shpesh flitet për feminizëm në Shqipëri, po sa afër realitetit janë këto debate publike, kur nëpër shtëpitë e shqiptarëve, gratë janë ende, jo vetëm të pabarabarta, por të nënshtruara, fizikisht dhe psikologjikisht? Dhe kush është përgjegjës për këtë? Vetëm meshkujt, apo mos ndoshta edhe femrat vetë, nënat tona, kanë një pjesë të madhe përgjegjësie? Pse një femër që e jeton lirshëm seksualitetin e saj damkoset si e përdalë, ndërsa një mashkull që bën të njëjtën gjë admirohet?
Dy heronjtë tanë flasin edhe për lodhjen që ndiejnë kur luftojnë për ta ndryshuar botën e tyre, tek hasen me heshtjen gjykuese dhe moralizuese, që i përjashton dhe i bën të ndihen të vetmuar. Kjo është beteja e shumë të tjerëve dhe përfundimi i trishtë i kësaj historie tingëllon si një kambanë alarmi.
“Rrëfimi i Albatros Rexhajt thyen tabutë, zgjeron kufijtë e lirisë, ofron befasi, provokon shije e koncepte, hap shtigje drejt të panjohurës dhe, mbi të gjitha, nxit përsiatjet për jetën.”
Agim Vinca (shkrimtar, kritik dhe studiues i letërsisë)

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.