Mallkimi I Priftereshave Te Ilirise

Mallkimi I Priftereshave Te Ilirise

B15798
1.200 Lekë
Mira Meksi
ISBN: 9789928313256
Publisher: Onufri
Publication Year: 20
Number of Pages: 348

“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është një simfoni tronditëse e Kujtesës mbi dashurinë. Si e këtillë, është një roman që dallohet qartësisht nga tërë krijimet pararendëse, duke shënjuar pikën më lartë të krijimtarisë letrare të Mira Meksit. Një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Një roman i patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë. Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote. Dhe nëpërmjet po të njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit, depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi. Një roman i ngjeshur pasionant me një dramacitet të lartë, ku historia gërshetohet me aventurat, mitet, legjendat, gojëdhënat, me personazhet e vërteta dhe qeniet imagjinare, por mbi të gjitha, me magjinë e një dashurie përvëlonjëse, të ngjizur me lëndë hyjnore, të sprovuar në zjarrin e betejave, por edhe të shënjuar nga tradhtia, nga keqkuptimi vdekjeprurës dhe nga një fund tragjik: dashuria e mbretëreshës Teutë për gjeneralin grek Demetër Faros, që me të drejtë mund të quhet edhe romani i dashurisë par excellence. Është një simfoni që dikton dhe udhëheq bindshëm jo vetëm gjuhën, ritmin, shqisat dhe stilin e autorit, por edhe frymën, ritmin, shqisat dhe përjetimet e lexuesit…

Customers who bought this product also bought:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.