Koburja Nga Evropa

Koburja Nga Evropa

B15969
Out-of-Stock
500 Lekë
Dhimiter Anagnosti
ISBN: 9789928109811
Publisher: Naimi
Publication Year: 2014
Number of Pages: 102

Dilemën mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes kodit të jetës dhe kodit të nderit, e sjell në romanin e tij “Koburja nga Europa” regjisori dhe skenaristi Dhimitër Anagnosti. E kemi njohur përmes regjisë, skenarëve, syrit të vëmendshëm për të kapur detajin dhe tanimë edhe në letërsi. Bëhet fjalë për një roman psikologjik, botim i shtëpisë botuese “Naimi”, i cili na kthen pas në kohë, atëherë kur Shqipëria ishte kthyer në një shesh betejash, gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ngjarja është e thjeshtë. E kthyer në një kafshë pune, e vetmuar, me burrin në kurbet, Lena, një femër e bukur nga një fshat i bregut në jug të Shqipërisë, nuk i reziston dot tundimit të mishit duke rënë në krahët e një ushtaraku italian. Historinë që ajo mendoi se e kishte fshehur mirë, e mori vesh gjithë fshati. E ëma që nuk mund ta kapërdinte dot këtë turp, i dërgon letër të birit, emigrant në Francë, i cili kthehet në fshat, vret të motrën dhe merr rrugën e kthimit, por askush nuk e pa më askund. Si mjeshtër i filmit, Anagnosti krijon imazhe përmes fjalës.
Teksa lexon tekstin, nuk është e vështirë t’i vizatosh skenat: litarët e shiut mbi gunën hedhur krahëve të Lenës, rrokullisjen e gurëve teksa italiani kalonte murin, vrapin e Aleksandrës në kërkim të vajzës së vrarë…

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.