Stina E Peste

Stina E Peste

B16289
Out-of-Stock
800 Lekë
Geverina Muzhaqi
ISBN: 9789994304097
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2015
Number of Pages: 340

Ka një "stinë të pestë" në jetën e gjithkujt. Është një stinë pa ngjyra e pa konture, pa hapësirë e kohë, por e mbushur me perceptime të gjithëllojshme, ku individi gjendet përballë vetes. "Stina e peste" është një udhëtim imagjinar drejt shpirtit ku mbizotëron shpresa e mbështjellë me forcë e pozitivizëm. Është stina e dhimbjes, por dhe rruga e mundimshme në kërkim të vetvetes. Është guximi për t`ia nisur sërish nga fillimi. Është forca për t'u ringritur.Një libër që, pa frikë, mund të zgjidhet ndër librat që meritojnë të lexohen patjetër, madje edhe duke lënë mënjanë punë të rëndësishme. Nuk do të lexoni thjesht një roman tërheqës për nga subjekti e ku personazhet janë skalitur e tipizuar në mënyrë të tillë që nuk harrohen. Mbi të gjitha, do të keni në dorë një vepër artistike ku fjala e zgjedhur me kujdes e mençuri mbart peshë të madhe kuptimore dhe përçon emocion të bukur. Vërtet është romani i parë i Geverinës, por është një debutim dinjitoz e me shumë përgjegjësi krijuese. Geverina Muzhaqi ka lindur në Patos në vitin 1984.Është diplomuar në degën e studimeve gjuhësore dhe filologjike pranë Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë në Universitetin La Sapienza të Romës. Aty ka mbrojtur me rezultate maksimale edhe masterin shkencor për gjuhësi të përgjithshme me temën "Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane". Po në Romë punoi për tre vjet si mësuese e adoleshentëve me aftësi të kufizuara.Është fituese e disa çmimeve me poezi në qytetin e saj të lindjes, si dhe në rrethin e Fierit. Aktualisht shkruan poezi, prozë e tregime. Ky është romani i saj i parë

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.