Dashuri Ne Kosove

Dashuri Ne Kosove

B16697
800 Lekë
Artan Mullaj
ISBN: 9789928208026
Publisher: Morava
Publication Year: 2015

Një dashuri e pazakontë mes dy të rinjve studentë të Universitetit të Prishtinës lind në kohën më të keqe. Maja, një vajze serbe, është dashuruar marrëzisht me Drilonin, djaloshin nga Celina, në prag të luftës së Kosovës, kur aleanca ushtarake e perëndimit, NATO, kish marrë vendimin të bombardonte Serbinë, në vitin 1999. Fillimi i luftës i ndau dy të rinjtë, por nuk mund të shuajë magjinë e dashurisë së tyre. Driloni largohet nga Prishtina për shkak se familja e tij kish rënë pre e masakrës së ushtrisë serbe, ndërsa Maja, në përpjekjen për të gjetur të dashurin e saj, kupton se barbaritë ndaj popullit shqiptarë në Kosovë nuk ishin thjesht propagandë e kundërshtarëve dhe thashetheme, por një realitet i shëmtuar krimesh dhe abuzimesh, që po njolloste sy botës Serbinë dhe historinë e saj. Ky është rrëfimi i dy të rinjve të dashuruar që ka sjell me romanin e tij shkrimtari Artan Mullaj. Ky i fundit përmes romanit shpjegon edhe më tutje historinë e këtyre dy të rinjve, të cilën e quan fatkeqe. Rrëfimi vazhdon me Majën, vajzën serbe e cila vazhdoi ta kërkoi Drilonin gjithkund, mes turmave të kosovarëve, të cilët, të zbuar nga shtëpitë e tyre, shkonin karvan drejt Shqipërisë. Autori, thotë se Maja rrez ikoi gjithçka, edhe jetën, deri sa e gjeti më në fund dashurinë e saj, por ishte shumë vonë. Dashuria e tyre kishte sfiduar luftën, bombat, rrezikun, por jo urrejtjen e përjetshme mes dy popujve, nderur si një mallkim mes historive të tyre.. E poshtëruar, për shkak se si qytetare e Serbisë, asaj i ishte mohuar e drejta për të qenë krenare me vendin e saj, ajo shpërthen në një rebelim shpirtëror të pazakontë, kundër vetes, kundër origjinës dhe kundër vendit të saj.

Customers who bought this product also bought:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.