Libri I Fluturave

Libri I Fluturave

B16722
900 Lekë
Veton Surroi
ISBN: 9789928152336
Publisher: Saras
Publication Year: 2015
Number of Pages: 261

Domethënien e titullit lexuesi do ta gjejë të shprehur nëpërmjet një parabole në faqen e fundit të librit. Veton Surroi merr përsipër të rindërtojë nga brenda një nga ngjarjet më të ndërlikuara përsa i përket mënyrës si u zhvillua dhe njëherësh më të rëndësishme përsa u përket rrjedhimeve në historinë e botës shqiptare të shekullit të fundit, e që është edhe shekulli i mëvetësimit të tyre nga Perandoria Otomane. Fjala është për Marrëveshjen e Ohrit, nëpërmjet së cilës shqiptarët e Maqedonisë përmbushën de jure shumë nga të drejtat themelore, të garantuara në legjislacionin ndërkombëtar, por të harruara, të mohuara ose të nëpërkëmbura në legjislacionin e Republikës së Maqedonisë. Në dijeninë time, ky është deri më sot rasti i vetëm në literaturën tonë ku gjejmë përshkrimin kronologjik dhe analitik të një negocimi qysh në zanafillë e deri në përmbyllje. Është një negocim pa precedent në historinë e gjatë të përpjekjeve të shqiptarëve për të fituar të drejtat e tyre kombëtare apo politike. Përvoja e krijuar tre vjet më parë ndër shqiptarët me kurorëzimin e luftës në Kosovë nuk mund të shërbente në këtë rast për shumë e shumë arsye, ndër të cilat do të veçoja posaçërisht kontekstin kur zhvillohen ngjarjet, shumë i ndryshëm nga ai i Kosovës së periudhës 1998-1999 në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale. UÇK kësaj here dukej sikur kishte hyrë në një qorrsokak dramatik, çka e shtyn Veton Surroin të mërmërisë plot ankth me vete se rebelimet e tilla kanë vetëm njërin nga dy përfundimet: ose udhëheqësi vritet dhe merren me mend pasojat mbi mbështetësit e tij, ose rebelët përfshihen sinqerisht në bisedime për ta përmbyllur me zgjidhje politike rrugën e nisur me pushkë. Duhej çelur medoemos rruga për të mbërritur në përfundimin e dytë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.