Vajzat E Mjegulles

Vajzat E Mjegulles

B16753
1.100 Lekë
Namik Dokle
ISBN: 9789928205049
Publisher: Toena
Publication Year: 2015
Number of Pages: 240

“Vajzat e mjegullës” është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar; i dashurisë për vajzat, lulet dhe këngët e tyre, si edhe i paqtimit me fatin, duke e jetuar atë në çdo frymëmarrje. Përmes një stili gjuhësor krejt të veçantë dhe të ngjyrosur edhe me elemente të një kulture deri diku jo krejt të njohur, Namik Dokle paraqet situata dhe vende që nxisin thellë përfytyrimin e lexuesit dhe çdo përshkrim fjalësor mbërrin të kthehet në pikturë reale e plot ngjyra. Formulimet origjinale, humori fjalësor, ironia, si veçori gjuhësore, mbushin shpesh kontrastin mes ankthit të pasigurisë dhe forcës shpirtërore identifikuese. Besnikëria ndaj gjuhës së gjallë të personazheve reale bëhet shpesh edhe forma e vetme e kundërshtisë së hapur ndaj zhargonit të pabesë të diktaturës. Goranët dhe Gora, përmes këtij rrëfimi grishës nga faqja e parë deri tek e fundit, vijnë te lexuesi përmes një simboli të fortë, që prek në mënyrë sa poetike, aq edhe tragjike sferën e vetëdijes mbi misterin dhe atë çka përcillet si e njohur e pakundërshtueshme. Po “vajzat e mjegullës”? A janë edhe ato krijesa të misterit? Ah, jo! Ato i shquajmë qartë tek lodrojnë si mjegull e bardhë nëpër faqet e këtij romani që s’duhet humbur…

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.