Baba Tomorri

Baba Tomorri

B16918
500 Lekë
Andon Zako Cajupi
ISBN: 9789928430618
Publication Year: 2015

Krijimtaria e Çajupit si poet është e gjerë, por vepra e tij kryesore është "Baba Tomorri," një nga përmbledhjet poetike më të rëndësishme botuar gjatë Rilindjes. Interesi i gjallëqë zgjoi ajo, pritja që iu bë nga lexuesi e kritika e kohës, lidhet me forcën e fjalës poetike të Çajupit me rininë e frymëzimit të tij si poet që do të shprehte aspiratat, ëndërrat dhe idealet e një faze të re të lëvizjes kombëtare, e cila në fillim të shekullit tonë njohu një ngritje të përgjithshme që shpuri në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 dhe në fitoren e pavarësisë. "Baba Tomorri" shënonte një nga kulmet e poezisë së Rilindjes, pra me "Baba Tomorrin" i hapeshin shtigje të reja poezisë shqiptare, frynte në të një flladi ri dhe hynte në të një notë e re, më e fortë dhe më konkrete nga fryma sociale. Prandaj "Baba Tomorri" si vepër qëndron në kapërcyell të dy epokave, me rrënjë të forta në traditën romantike të Rilindjes, si vazhdim i saj, dhe me vështrim nga horizontet e një poezie të ardhshme realiste dhe sociale. Fryma popullore, me të cilën janë gatuar vjershat e "Baba Tomorrit," u dha atyre një vulë origjinaliteti të veçantë, një tingëllim aq magjepës për veshin e lexuesve, sa ato u bënë shpejt popullore dhe pushtuan zemrat e tyre.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.