E Zeza Dhe E Kuqja

E Zeza Dhe E Kuqja

B16934
1.200 Lekë
Mehmet Kraja
ISBN: 9789928186751
Publisher: Onufri
Publication Year: 2015
Number of Pages: 464

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke krijuar tërësi harmonike. I gjithë romani lidhet me tri gjenerata, gyshi, babai dhe i biri. Të tri gjeneratat u vranë në kufirin ku ndahej Shqipëria me vetveten, por që historikisht dhe politikisht kjo pjesë e shkëputur mbeti në Mal të Zi. Gjenerata e parë (gjyshi, Halil Bogdani) u sakrifikua sepse nuk e donte kufirin politik që u vendos më 1913, në Konferencën e Londrës, nuk e donte ndarjen e shqiptarëve. Gjenerata e dytë (babai, Sali Bogdani) ra po në atë kufi gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke menduar që kishte ardhur dita që ato toka të bashkoheshin, bashkim ky që nuk ndodhi. Paradoksi më i madh ndodhi mu në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku i biri kishte dalur që të peshkonte dhe vritet nga një oficer i mbetur i Enver Hoxhës i cili mendon që ende është në diktaturë dhe shtie në të duke e lënë në vend.

Customers who bought this product also bought:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.