Ku Eshte Dashuria

Ku Eshte Dashuria

B17030
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Hysen Kica
ISBN: 9789928206015
Publisher: Vllamasi
Publication Year: 2015

Libri është shkruar me një stil ku harmonizohen shume bukur narracioni dhe bashkëbisedimi, me një gjuhë të pastër e melodioze dhe të merr me vehte që në faqet e para. Larmia e ngjyrave artistike, mendimet e spikatura, fjalët e urta dhe figurat e shumta letrare e bëjnë romanin si një shok të lexuesit me të cilin nuk don të ndahesh kurre. Jehona e subjektit te tij nuk do shuhet lehte nga kujtesa juaj. Tema trajton dashurine e sinqertë të dy të rinjëve dhe ideja synon forcimin e bindjeve se dashuria e vërtetë njerëzore duhet të zërë vendin e parë në qellimin e jetës së njeriut.
Romani fillon me një takim të rastësishëm të një djali të ndrojtur nga zonat verilindore me një vajzë durrësake në një tren që udhëton nga Tirana në Durrës. Rastësia, kurioziteti dhe ca gjëra specifike bëjnë që takimi i tyre i parë të mbetet gjurmëlënës në mendimet dhe ndjenjat e tyre. Kur arrijnë në Durrës vajza zbret nga treni ndërsa djali do vazhdonte rrugën. Diku vajza ktheu kokën dhe shikoi djalin që po e ndiqte me sy nga dritarja e trenit. Ajo ndjeu sikur kishte harruar diçka në tren ndërsa djali u ndie i vetmuar.
Kaluan ditë, muaj, vite… dhe djali ëndërronte. Kujtimi i asaj vajze e bënte ta donte më shumë jetën por “Nuk duhet të shohësh ëndërra të tilla të çmendura“ ishte këshilla e njerëzve të tij të afërm. “Problemi është se më është bërë fiksim. Sa herë mendoj për martesën time më del përpara kujtimi i asaj vajze durrësake që takova në tren dhe nuk më jep leje të martohem“, ishte përgjigjia e djalit. Përshkrimi i jetës është me ngjyra shumë realiste dhe interpretohet me finesë artistike duke bërë që të zgjeroni hapsirën e njohjes . Djali kapërcen probleme të ndryshme ekonomike e sociale dhe vendos të shkonje në Durrës për të kërkuar ëndërrën e tij. Duhet ta dëgjonte zemrën. Njerëzit duhet të bëjnë gjithëçka për dashurinë dhe lumturinë e tyre dhe ai nuk kurseu asgjë.
Në fillim djali kujtoi se Durrësi ishte parajsë, fillon të harroje origjinën e tij dhe u zhyt në rrjedhën e jetës me motivin e Migjenit
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.