Qelia E Lirise

Qelia E Lirise

B17677
600 Lekë
Kaon Serjani
ISBN: 9789928374295
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2016
Number of Pages: 228

Si mund të jetë rrjedha e jetës dhe bota e brendshme e një vajze 20-vjeçare teksa përballet me një vdekje të papritur, një dashuri të pamundur dhe një betejë për të fituar lirinë? E rritur në Tiranë në një familje intelektuale nga Kosova, larg ankthit dhe kujtimeve të luftës, me një shpirt të lirë, Shqipja gjen pak rrënjë që e mbajnë lidhur me të shkuarën. Megjithatë, kjo e shkuar ndikon fort në vendimin për të gëzuar e lirë dashurinë ndaj Ibresit dhe të marrë vetë në dorë fatin e saj. A do të zgjedhë ajo që për hir të pasionit të këpusë lidhjet me tragjedinë familjare, thirrjen e gjakut dhe identitetin e saj? Mos kjo ishte shenja që shoqërimi i tyre kishte qenë një marrëzi dhe ky ballafaqim ishte fundi?! Mos kjo e vërtetë e dhimbshme ishte varri i shpresës së përbashkët?! A mos janë disa dashuri të pamundura për shkak të kombësisë së atyre që pëlqehen? A është e tashmja e pafuqishme ndaj së shkuarës? A është e kaluara padroni i së ardhmes? A mund të jetë historia kundër dashurisë? Të dy u ndien sikur e vërteta rreth identitetit të tyre u kishte rënë me shuplakë në fytyrë dhe i kishte zgjuar nga e njëjta ëndërr e bukur që po shikonin të dy

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.