Merkuna E Zeze

Merkuna E Zeze

B19273
800 Lekë
Agron Tufa
ISBN: 9789928226921
Publisher: Onufri
Publication Year: 2017

Brenda një qerthulli të mbyllur dëbore, e cila është e aftë që përmes vizllimeve pasqyrore të ndjellë mirazhe, haluçinacione, ëndrra, gjumë, zhvillohen ngjarjet e librit të mbramë të Agron Tufës, i cili ka vetinë të të molepsë me frymën e vet artistike dhe të të shkaktojë ndjesi emocionale të allasojta: ëndje estetike, mornica tmerri, drithërima mistike. Ngjarjet janë kundruar prej një adoleshenti, i cili, pasi i ka marrë hua dylbitë fëminisë, gjesti i parë që ka bërë është fshirja e avujve nostalgjikë nga xhami i saj. Kësisoj bota të qaset pranë e qiqëruar, e kthjellët, thëllimtare.
Figura e këtij adoleshenti është mjaft interesante dhe meriton vëmëndje psikanaliste më të gjera; çdo fëmije, ballafaqeza një bote të huaj e armiqësore, i duhet që sefte të shkallmojë autoritetin e babait, vetiu pastaj dhe të Zotit. Në kapërcyellin e kësaj moshe, vëren Tournier, fëmija shikon sesi pushi imcak, i shndërrohet në një kaçube mashkulloriteti agresiv; fëmija i Tufës ndihet i mbledhur gurguc e kruspull në formën e një fetusi, a thua ishte çosa herë më mirë andej prej nga ka dalë, sesa në këtë botë dredharake, ku, për të mbijetuar, i duhet të mbledhë grushtet dhe të bëhet brutal. Figura e këtij adoleshenti shfaqet dhe tek librat e tjerë.

Customers who bought this product also bought:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.