Laokooni

Laokooni

B19325
Out-of-Stock
1.100 Lekë
Kadrush Radogoshi
ISBN: 9789928235473
Publisher: Toena
Publication Year: 2017

Leximi i romanit “Laokooni” i shkrimtarit, poetit, dramaturgut dhe kritikut letrar nga Gjakova, Kadrush Radogoshi, është një kënaqësi se jo vetëm na vë në kontakt me një letërsi cilësore, por edhe për të parë ecurinë e krijimtarisë së autorëve të njohur.
Me sa kemi lexuar, Laokoonit, personalitetit trojan, në letrat shqipe, i janë drejtuar dy autorë shqiptarë: Ismail Kadare, me poezinë shumë të bukur të tij “Laokooni” (libri “Koha”, 1976) dhe tani Kadrush Radogoshi me romanin e tij homonim.
Me gjithë distancimin në kohë dhe kontekstet e caktuara historiko-letrare të publikimit të veprave të tyre, te Laokooni, Kadrush Radogoshi, si dhe gjeniu i letrave shqipe, kanë kapur thelbin e figurës së tij.
Legjenda thotë se Laokooni ishte kundër pranimit të kalit të drunjtë të grekëve dhe si ndëshkim për këtë, hyjnitë progreke e mbytën me anë të gjarpërinjve. Një skulpturë e famshme e Rilindjes e paraqet në çastin e mbytjes. Ka të ngjarë që vdekja, mos më mirë të thuash vrasja e tij, të ketë qenë një vrasje politike, fill pas së cilës Troja ra me anë të tradhtisë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.