Shqiperia Dhe Shqiptaret

Shqiperia Dhe Shqiptaret

B20615
400 Lekë
Gaetano Petrota
ISBN: 9789928293008
Publisher: Zenit
Publication Year: 2019
Number of Pages: 60

Shqipëria ushqen shpresat e saj më të mëdha në atë komb që ka qenë mbajtur gjithherët në sy nga shqiptarët, si kombi që prej natyrës, prej traditave, prej fisnikërisë së karaktetit jep garancitë më të mira për lirinë e popujve, si kombi që e di se sa e çmueshme është kjo liri dhe sa vlerë ka gjaku i derdhur për të; shqiptarët e vështrojnë Italinë si farin që pas mbytjes së kobshme duhet t’iu prijë drejt shpëtimit.
Zotërinj, keni lexuar korrespondencat e të dërguarve të posaçëm në Shqipëri, të cilët të gjithë, pas përshtypjeve të hidhura të fillimit për gjendjen e mjerueshme të vendit, janë detyruar të binden për këtë të vërtetë ngushëlluese: Shqiptarët kanë besim tek Italia.
Austria ka shpenzuar dhe vazhdon të shpenzojë shumë në Shqipëri: Mantegaca thotë në librin e tij të fundit se 160 famullitarë të Shqipërisë së Epërme paguhen nga Austria, por kjo nuk ka mundur të shmangë gjuhën italiane që është e detyruar të përdorë në shkollat e saj të Shqipërisë dhe në tekstet shkollore; dhe me politikën e saj ka rritur dyshimet e shqiptarëve për të cilët nuk janë krejtësisht të panjohura traditat liberale të monarkisë dypalëshe dhe mes të cilëve nuk qe pa efekt aneksimi i Bosnjes dhe Hercegovinës.
Ndjenja, zotërinj, është mohimi i politikës: a i intereson Italisë që të lindë shteti i ri shqiptar? A i intereson Italisë të shtrijë ndikimin e saj mes shqiptarëve?
“Mund të thuhet për këtë komb (shqiptar) - shkruante në vitin 1901 i nderuari Guiçardini - ajo që qe thënë për Austrinë: nëse nuk do të kishte, do të duhej ta shpiknim”.
Dhe atëhere shpresojmë që Shqipërisë t’i caktohen kufijtë më të shtrirë për të siguruar jetën e saj dhe për ta bërë që të përkojë me qëllimet për të cilat Italia mbështet ndërtimin e saj.
T’i zgjasim edhe ne vëllazërisht dorën këtij populli që po lind; t’i huajmë atij ndihmën më të vlefshme morale dhe materiale; të përhapim në mes tij kulturën tonë; të fshijmë mbetjen e mosbesimeve me një politikë më të qartë dhe më bujare; dhe të forcojmë lidhjet e simpatisë që kanë mbajtur gjithherët të lidhur me ne shqiptarët, dhe atëhere këta do të vështrojnë në Romë dhe jo në Vjenë, dhe në një të ardhme jo të largët do të dijnë të shkëmbejnë me mirënjohje dashamirësinë e Italisë.
Zotërinj, në Itali jetojmë rreth 200 mijë italo-shqiptarë; jemi ne italianë, nuk kemi kursyer sakrifica për madhështinë e Italisë; por ruajmë ende traditat dhe gjuhën shqipe. Nëse Qeveria italiane do të dijë me urtësi të shfrytëzojë këtë element të çmueshëm, që Austria nuk e ka, për politikën e saj në Shqipëri, do të ketë kryer dy vepra madhështore: përhapjen e italianitetit në bregun tjetër dhe bashkëpunimin e sinqertë për rilindjen e popullit shqiptar!

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.